Atyre që nuk lindën

Qëkur thanë, nuk më bindën

se isha lindje e vështirë.

Se di, më ra mua më mirë

a atyre që kurrë nuk lindën!?

Ata s’kishin kujt pse t’i binden,

nuk kishin detyra të shtëpisë,

as të vraponin pas bagëtisë

kur mbytej keci te pusi Markut

të fshiheshin skutave të sokakut,

derisa ta përpij baba hidhërimin.

Ta dëgjojnë si i tha një plakut

një grua, – puthsh gurtë e ilixhes,

e fjalë që nuk ua dija kuptimin.

Ishit ma fat, jam i bindur,

ju që nuk nxituat për të lindur.