©
Skënder Hysenaj

    Atyre që nuk u lindën

Qëkur thanë, nuk më bindën
se isha lindje e vështirë.
Se di, më ra mua më mirë
a atyre që kurrë nuk lindën!?

Ata s’kishin kujt pse t’i binden,
nuk kishin detyra të shtëpisë,
as të vraponin pas bagëtisë
kur mbytej keci te pusi Markut,
të fshiheshin skutave të sokakut
derisa ta përpij baba hidhërimin.

Ta dëgjojnë si i tha një plakut
një grua: qifsh... gurtë e ilixhes,
e fjalë që nuk ua dija kuptimin.

Ishit ma fat, jam i bindur,
ju që nuk nxituat për të lindur.

Zbuloni më tepër nga Skender Hysenaj

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin