Faji rrotës

Lodrën më të mirë që kisha,
një rrotë biçiklete pa tela,
i vija shkopin në ulluk e shtyja
me vrap, edhe pse fëmijë isha
pluhur pas meje ngrihej udhës.

Më lakmuan fëmijët e tjerë,
atë ndjenjë ta shlyeja...
të mos dukesha ndryshe
e hodha sipër hekurudhës.

Treni e shtypi, e hodhi në erë
më larg i ra një fatkeqi,
që sodiste një dallëndyshe.

Ai u shërua atë verë,
por gabimin tim nuk e ndreqi.
Se për lakmitë e botës,
nuk ishte faji rrotës.