Isha edhe unë

Edhe unë isha fëmijë si ju sot, 

kam luajtur si ju

në mos më shumë,

si ju me të qara bija në gjumë.

Ju qani kur arushi nuk ju flet 

se i uroni natën e mirë kot,

unë qaja se kisha frikë

botës sime pa drita elektriku.

Se përherë nën shtretër 

fshiheshin ca lugetër,

sa fikej llamba me vajgur

vareshin në mur.