Më ngjizën gjatë një nate me acar,
kam lindur gjatë një nate të ftohtë.
Kur linda, s’e di pse nuk kam qarë
kush ishin në pritje, nuk i njihja dot!

Atë çast qe fikur llamba me vajgur,
nga goditja e shtëpisë prej rrufeje.
Një vit më lanë pa emër, nga një ogur
se dy vëllezër vdiqën para meje.

Megjithatë, deri sa u ndjeva beqar
as edhe një ditë nuk më iku kot.
Pastaj më ikën aq, sa në të ndarë
një natë, sy ulur do ta lë këtë botë.