©
Skënder Hysenaj

 Monolog i një shkrimtari

Nuk di si mund t’u ndihmoj
të ma gjejnë një vdekje ideale.
Nëse provojnë të më vrasin
mund t’u shmanget nishani,
është vonë të më ngufasin
marr frymë në virtuale.

Të më varin,
mund të këputet litari
se qafa përherë më kruhet,
të më vënë mbi turrë të druve
mund të bjerë shi,
zjarri të shuhet!

Njeriun mund ta huq çdo vrasje,
veç jo kur e vrasin me fjalë.

Për dreq, as kjo mënyrë e vjetër
nuk më arrin,
qysh se m’u shurdhua
edhe veshi tjetër.



Zbuloni më tepër nga Skënder Hysenaj

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin