©
Skënder Hysenaj

        S'ishte fati im

Lulen që mbiu afër kopshtit tim
s’e tërhoqa ta nxjerr, se këputej...
Kujtova burgun, tërheqjen zvarrë
zërin e çdo floku kur i shkëputej
kokës që me mbeti. Ishte fati im.

Nëpër stinë e mbajta nën kujdes,
nuk lejova njeri ta prekë me dorë.
S’hapi asnjë gonxhe erë t’i marrë,
të blertë e zu edhe muaji nëntor,
ma vrau bryma në një mëngjes.

Në çdo dhembje gjej një kujtim!

Veç kur pa çelur vyshket një lule
ngase u lig stina, m’i hapi varrë
dashurisë që rrita me aq pekule,
ç’të them tjetër. S’ishte fati im!