Të isha

I ra dielli ballkonit të pallatit tjetër,
prapë doli zonja me dy qenushet,
të kapë rreze prapë hoqi brekushet,
prapë ma kujtoi dëshirën e vjetër
të isha poet, mik, ta nxirrja në letër!

Ka pushtuar dielli tokën helvetike,
ka ndryshuar jeta falë teknologjisë, 
nëna mbulohej kur na jepte sisë,
të shkruaj si u tret në tokën Ilirike 
të isha shkrimtar, dëshirova mike!