©
Skënder Hysenaj

            Gjysma e hënës 

Ketë natë kur gjysmës së bukës
i ngjanë hëna gjysmë rrethore,
e yjet si të shpohej qielli me qukës,
shfletoj kujtimet, si një fletore.

Shtatorin e largët ma solli kjo hënë,
im atë i tha nënës, qëndis punëdore
kujdes të mos prekesh, ishte shtatzënë.
Dy molla ia solli pas një çerek ore!

Sonte kur shihet veç gjysma hënës
them, baba paska vjedhur përsëri,
gjysmën tjetër t’ia dhuroj nënës!
Athua, në qiell a bëjnë dashuri?

Zbuloni më tepër nga Skender Hysenaj

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin