Natë nën ethe
Sonte do të doja të isha
në shtëpinë mbuluar me rrasa,
ku për ndriçim ndizej pisha,
e dollapët e gjerë prej guri.
Të shihja nga shtrati me dërrasa
i shtruar me kashtë,
mbi oxhak si thahej këmisha,
gjyshi këndon një këngë të lashtë
mbështetur me shpinë për muri.
Sonte kur nga ethet jam në lebeti,
sa fort do të doja jetës t’i bëj lak
ta kthej kohën atje ku mbeti
kënga e lashtë, e gjyshi plak.
Sonte më mungon dora e tim eti
mbi ballin tim që digjet flakë.
