©
Skënder Hysenaj


Jetë o jetë

Kur qiellin tënd e pushtojnë retë
kthehu, babën e gjen buzë lumi.
Sa thoshte: ai djalë në burg u tret...
atje ikte t’i fsheh lot i g’zumi.

Këtu iu zu fryma rrëfimi u ndal,
e iku nëna ndër varre te babëloku.
Pranvera po vjen, edhe se ngadalë,
tani edhe varret i mbulon borziloku.

E ju vij si përherë me pranverën
pranë varreve, të shoh sa am tretë.
Ju si në hidhërim s’ma hapni derën...
ika nga atje, iki nga këtu, jetë o jetë!

Zbuloni më tepër nga Skënder Hysenaj

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin