©
Skënder Hysenaj

Sytë e një gruaje

Liqenin praronin rrezet me ujdi,
sodisja një vajzë, ndoshta grua
xhevahire, me zërin melodi
i thirri fëmijës: ..ja te mami, Era!
Ia zgjati duart nga dy hapa larg.

Këto pamje më bëjnë t’i dua,
këto pamje vijnë e bëhen varg.

Si diamantet kur i nxjerr shiu
ikin retë i lënë punën diellit
i vezullonin sytë rrëmbushë,
dhuratë më dha t’ia mbaja fëmijën
ngriti duart i falënderohej qiellit,
ajo grua me pamjen zonjushë.

Qëkur incizova hapat e tu të parë,
sytë e sat ëme i kërkoj në kujtime...
Tani e di se duhet ti kem parë
në hapin tim të parë, te nëna ime.

Me afsh të mori mami, iku me hare
të shpërndajë incizimin e hapave tua,
unë do të rri edhe pak të ky liqe
se sonte edhe diçka tjetër dua.

Sa të ikë dielli e qiellit mbi pyje,
atëherë kur në gjumë je Ermirë,
ta gjej nënën ndër gjithë ato yje
kam aq mall t’i them:
- Nanë, natën e mirë!

Zbuloni më tepër nga Skender Hysenaj

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin