©
Skënder Hysenaj

        Trokitje të largëta

Në ëndërr, trokitja në dritaren time
më zgjoi nga gjumi. Ika në kujtime.

Trokitja e tim eti nga larg kur vinte,
unë prisja për vete, as nëna nuk flinte.

Drithërimat, pas trokitjes te qepeni
pritja me hënën, fshehur pas bedeni.

Nga qelia tjetër trokitja e shokut
në burgun e vjetër të Goli Otokut.

Sa stinët trokitën kujtimet e asaj bote
erdhi ky mëngjes, por jo trokitja jote.

Zbuloni më tepër nga Skender Hysenaj

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin